Djali i Shkelzen Haradinajt: Nderin dhe krenarinë tënde do ta çoj në vend

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 13:43 | Nga

Djali i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, Luan Haradinaj, ka kujtuar të atin në 18 vjetorin e rënies së tij.

Ai ka thënë se ka ndërmend të ndjek rrugën e babait të tij duke i shërbyer me përkushtim e nder vendit.

“Tash edhe unë si ti e kam dhënë betimin që do ti shërbej me nder e përkushtim vëndit tim për të cilin u sakrifikuan breza e breza të tërë….Nderin dhe krenarinë tënde do ta qoj n’vend….Kurr pa t’koritë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Luanit:

“Shkëlzen, sot bëhen 18 vite që kur ti bashkë me Fatmirin, Hasimin e Luanin u përjetësuat në altarin e lirisë për tu shndërruar në kujdestarë të përjetshëm të kufijve të Shqip-nisë. Lahuten e Malsisë e lexova, edhe me pushkë jam mësua me qit.

E kam ndërmend me e ndjek rrugën tënde. Ti e ndërrove jetën tënde e timen, ti e lave veten me gjak për me jetua të lirë. Deshta me të tregu se në Kosovë kemi Polici Shqiptare, Ushtri Shqiptare, e po ashtu Student ne Universitete Shqip, po shëtiteni të lirë poshtë e lart, pa na thënë kush ‘doberdan’ e as na pa sha…S`kemi as orë policore e as gjuhë të detyruar serbe…tash edhe unë si ti e kam dhënë betimin që do ti shërbej me nder e përkushtim vendit tim për të cilin u sakrifikuan breza e breza të tërë….Nderin dhe krenarinë tënde do ta qoj n’vend….Kurrë pa t’koritë! I yti Luan Haradinaj” (siç.), ka shkruar Luan Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme