Djali i Ukshin Hotit: Vetëvendosje po i fshin grafitet për babain tim

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 17:25 | Nga

Djali i atdhetarit të njohur, Ukshin Hotit, Andini e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i fshihen grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”.

Me anë të një postimi në Facebook, djali i patriotit që vazhdon të jetë i zhdukur e ka quajtur turpëruese këtë veprim ndërsa ka thënë se kjo po bëhet për kauzë politike.

“Vetëvendosje fshin grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”

Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit.
Ju s’keni TURP! S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?” Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike.

Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj!

Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme” shkruan Andini Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme