Djalit të kryetarit Burim Berisha i vidhet vetura

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Djalit të kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berishës i është vjedhur vetura.

Sipas burimeve të tyre, Guri Berishës, djalit të kryetarit, të dielën pasdite i është vjedhur vetura.

Rasti është përfshirë edhe në raportin e Policisë së Kosovës.

”Rr. Drenica, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.

Të ngjashme