Djegin goma, tymi i zi mbulon Mitrovicën (Foto)

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Disa goma të vjetra janë djegur sot në periferi të Mitrovicës në zonën e quajtur Kërshi i Dudës,  të cilat kanë krijuar tym të zi si dhe kanë ndotur edhe ajrin.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Nehat Bahtiri.

Sipas tij, zjarri i shkaktuar nuk ka paraqitur rrezikshmëri për qytetarët e Mitrovicës, pasi vendndodhja e zjarrit  është në periferi të Mitrovicës.

“Janë djegur disa goma të vjetra, afër Kërshit të Dudës. Zjarrfikësit janë në përfundim të fikjes së zjarrit. Ndërkohë dëmi i vetëm i shkaktuar është ndotja e ajrit”, ka thënë Bahtiri.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme