Dobruna: “Dosjet” nuk kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale, lidhem me kokë se janë nga Serbia

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Ish Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UCK-së, Sokol Dobruna, ka thënë se është habitur kur ka parë gjithë rastin rreth publikimit të “Dosjeve të Gjykatës Speciale”.

Dobruna i cili vet është intervistuar nga Gjykata Speciale, ka thënë se këto dosje janë gatim i Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Nuk dyshoj që ky material ka rrjedh nga Gjykata Speciale. Mund të gaboj por ky është mendimi im për shkak se më kanë dhënë një CD dhe e kam në shtëpi. Aty nuk ka pas kurrfarë procesi. Gjykata Speciale nuk i ka dërguar këto. Dyshoj në Serbinë që e ka bërë këtë që të shkaktoj mjegull. Është kohë e shkaktimit të mjegullave. Kemi problem të mëdha dhe kjo të na ngjajë është e pashembullt”, ka thënë Dobruna, njofton Klan Kosova.

“Personalisht jam kundër publikimit të tyre. Ia kam parë për të madhe OVL që janë ngut aq shpejt t’i publikojnë. Është dashur të presin dhe të mbledhin informacione. Aty ku është kryesia e veteranëve ka shumë institucionet që kanë kamera. Është dashur të hulumtohet nga policia, prokuroria. Nuk kam çfarë të frikohem. Çfarë kam thënë e them edhe publikisht”.

“Nëse Gjykata Speciale pranon se ky dokumentacion ka dalë prej tyre ndryshon situata. Gjykata e Hagës nuk ka bëjë me këto. Lidhem me kokë. Është nga Serbia”.

Të ngjashme