Ipeshkvi Dodë Gjergji takohet me Tërnavën në BIK: Bajram e Pashkë i festojmë së bashku

Prishtinë | 02 Maj 2022 | 09:07 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës. Me rastin e Fitër Bajramit, ai ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike, raporton Ekonomia Online.

Dod Lush Gjergji ka uruar Festen e Fitër Bajramit duke uruar paqe begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.

“Urime Festa në radhë të parë bashkësisë islame dhe shkëlqesisë së tij Tërnava. Në gjithë popullin tonë është ditë feste, për ne sipas Fishtës, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe festojmë me njëri-tjetrin duke uruar gjithë popullin tonë, gjithë njerëzit që festojmë begati paqe rehati mirëkuptim, pajtim paqe dhe gëzim për secilin”, ka thënë ai.

Të ngjashme