Dogana jep detaje për policin e suspenduar, iu gjetën mbi 1 mijë fishekë

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në orët e vona në pikë kalimin kufitar të Vermicës janë kapur mbi 1 000 copë fishekë të gjuetisë.

Inspektorati Policor ka njoftuar se automjeti ishte duke u vozitur nga një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare.

“Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollën doganore (duke tentuar të ik), mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor. Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë.  Mirëpo në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtoje në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie. Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqiperisë, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim: Municion gjuetie 1074 copë dhe thikë gjuetie pa markë”, thuhet në njoftimin e tyre.              

Ndaj të dyshimtit është inicuar rasti për kontrabandim të muncionit. Municioni i gjuetisë është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Të ngjashme