Dogji gruan me acid, emigranti shqiptar në Francë dënohet me 20 vjet burgim

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas shqiptarë është dënuar nga një gjykatë franceze për djegien me acid të ish-bashkëshortes së tij.

Nexhmedin Dardha u dënua me 20 vjet burg nga gjykata në qytetin Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.

Në vitin 2006, Dardha në prezencë të dy vajzave, lëshoi në sasi acidi në fytyrën e ish-bashkëshortes duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.

Sipas prokurorit francez, ai pas ndarjes shfaqi doza të forta xhelozie për viktimën.

Dardha në këtë krim bashkëpunoi edhe me dy shqiptarë të tjerë të arrestuar e dënuar tashmë. Njëri prej tyre u dënua me 10 vjet, burg ndërsa tjetri 5 në një kohë kur Dardha për t’i shpëtuar ndëshkimit ishte kthyer në Shqipëri. Arratia do të merrte fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.

Gjatë procesit gjyqësor në Francë, Nexhmedin Dardha pretendonte pafajësinë dhe i tha gjykatës se ishte i pafajshëm për akuzën e ngritur.

Por njëri prej bashkëpunëtorëve në krim duke dhënë dëshmi përpara gjykatës u shpreh se Nexhmedini donte ta shpërfytyronte atë me veprimin që ndërmori, në mënyrë që asnjë burrë mos t’i afrohej, pas problemeve të nisura në vitin 2004 dhe kulmuan me divorc në 2006-në. /TCH

Të ngjashme