Doktoresha në Gjakovë luan “Ludo” derisa e kontrollon pacientin

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Njëra nga lojërat online nga më të famshme të momentit Ludo ka ‘infektuar’ edhe mjekët të cilët  nuk ngurrojnë të luajnë edhe në orar të punës.

Njejtë ka ndodhur edhe sot gjatë ditës në Qendrën Familjare në Gjakovë, ku shihet njëra nga mjeket duke shkruar diagnozën për pacientin, e anash saj edhe telefoni e loja Ludo.

Duke dashur të mbetet anonim, lexuesi i Expressit ka bërë të ditur se kishte shkuar për të marrë inekcion në momentin kur edhe u detyrua të fotografojë mjeken teksa luante “Ludo”.

Të ngjashme