Doktori nga Podujeva refuzon pacientin e moshuar duke u arsyetuar se e kreu orarin

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Rastet kur qytetarët nuk marrin shërbime të duhura shëndetësore dhe në kohë, si dhe trajtimet e vrazhda që iu bëhen nga mjekët nuk janë të pakta në vendin tonë.

Një e tillë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video që ka siguruar IndeksOnline, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve.

E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00, madje ai, nuk i ndalon britmat e tij në raport me pacientët.

IndeksOnline ka kontaktuar me doktorin Hoti dhe ai e ka pohuar tërë këtë situatë, duke thënë se ai nuk paguhet dhe se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për të punuar jashtë orarit.

Ai tutje vazhdon të mbroj idenë e tij se pas orarit nuk duhet prit asnjë pacient.

Hoti ka theksuar se ai nuk është i vetmi mjek që punon në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe se pacientët e njëjtë kishin mundësi të shkonin diku tjetër.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=4101386099900039

Të ngjashme