Doli nga shtëpia me shoqet e s’u kthye më, nëna nga Gjilani raporton zhdukjen e vajzës së mitur

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Një nënë në Gjilan ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia me shoqet e saj dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasto është raportuar para dy ditësh, rreth orës 22:00.

“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Kumanova, Gjilan 17.08.2022 – 22:00.  Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se vajza e saj  e mitur, viktima femër  kosovare,  ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme