Don Lush Gjergji kërkon të ketë paqe dhe të nga urrejtja të ketë dashuri dhe falje

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 12:07 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nderë të festës së Pashkëve, është mbajtur mesha e Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, raporton Ekonomia Online.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka dërguar mesazh dhe urime për të gjithë besimtarët e festë krishtere. Ai ka kërkuar të ketë paqe kudo nëpër botë, duke thënë se nuk duhet të ankohemi dhe trishtohemi por të kalohet e tashmja me dashuri.

“Historia është mësuesja e jetës e tashmja është mundësi që na jep Zoti të jetojmë më përgjegjësi dhe dashuri. Pashkët janë kalimi, kalimi prej të keqes në të mirë, prej urrejtjes në dashuri dhe falje. Sot jemi të lumtur jemi të frymëzuar nga e kaluara jonë dëshirojmë të kalojmë të tashmen me dashuri dhe përgjegjësi. Të mos të ankohemi mos të vajtojmë mos të jemi të pikëlluar dhe trishtuar. Të gjithë ata që keni në mendje dhe zemër pashkët tona ngjallja e Jezu Krishtit sot në jetën dhe veprimet tona. Në shenjë të paqes t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit”, ka thënë Don Lush Gjergji, raporton Ekonomia Online.

Festa e Pashkëve është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Të ngjashme