Donacion për spitalin e Ferizajt nga fondacioni Golden Eagle

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Tani pothuajse çdo spital rajonal i Kosovës ka përfituar donacione nga Fondacioni Golden Eagle si ndihmë në luftën kundër pandemisë COVID-19. Stafi mjekësor i spital të Ferizajt sot ka pranuar pajisje mbrojtëse për punëtoret shëndetësor.

Punëtorëve shëndetësor të spitalit të Ferizajt, përmes këtij donacioni iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse. Pako përmban 820: maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dezinfektues’ si dhe 600 njësi lëngje frutash Relax 100 për qind.

Fondacioni Golden Eagle, ditëve ne vijim do vazhdoj te shpërndaj donacione edhe ne spitalet e tjera të mbetura në Kosovë.

Të ngjashme