Donacion për Spitalin e Vushtrrisë nga Fondacioni Golden Eagle

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Kampanja e fondacionit Golden Eagle vazhdon me dhurimin e donacioneve për punëtoret shëndetësor. Kësaj radhe ishte spitali rajonal i Vushtrrisë ai qe përfitoi nga ky fondacion.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësor të spitalit rajonal të Vushtrrisë iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse, pako përmban 820: maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale  dezinfektues’ si dhe 600 njësi lëngje frutash Relax 100%.

Fondacioni Golden Eagle përmes kampanjës për tu dal në ndihmë punëtorëve shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID-19, do ofroj donacione për te gjitha spitalet regjionale të Kosovës ku deri me tani përfitues te këtyre donacioneve janë: Spitali Rajonal i Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Vushtrrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme