Donjet Bislimi pjesë e konferencës “Political Youth Network” në Zagreb

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka njoftuar se po merr pjesë në një konferencë të partive politike të Ballkanit dhe me këtë rast, ka potencuar se “diskutuam rreth të ardhmes evropiane të rajonit dhe domosdoshmërisë së integrimit të vendeve të kësaj pjese të Evropës brenda BE-së”.

Postimi i Bislimi në Facebook:

“Sot filloi Konferenca e “Political Youth Network” që po mbahet në Zagreb me përfaqësuesit e partive politike nga Ballkani.
Si Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, po marr pjesë në këtë konferencë e cila përfshin edhe vizitat në institucionet evropiane dhe shtetërore të Kroacisë.
Nga vizita e sotme në Zyrën e Bashkimit Evropian në Zagreb, diskutuam rreth të ardhmes evropiane të rajonit dhe domosdoshmërisë së integrimit të vendeve të kësaj pjese të Evropës brenda BE-së.”

Të ngjashme