Dorëzohet në Kuvend peticioni kundër homologimit të veturave

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës është dorëzuar peticioni përmes së cilit kërkohet që të ndërpritet homologimi i veturave.

Atë tashmë e kanë nënshkruar mbi 10 mijë persona, peticion ky që është zhvilluar online.

Peticioni ka nisur nga ekonomisti Hekuran Murati, pas debatit në parlamentin e Kosovës për homologimin e automjeteve, ku po kërkohet që t’i jepet fund obligimit për homologim.

Murati tha se ky peticion ka bashkuar të gjithë qytetarët të cilët po kërkojnë që të mos plaçkiten përmes homologimit, të cilin e ka quajtur të panjevojshëm.

“Kërkesa jonë është që obligimi për homologim të hiqet në tërësi për shkak se është vetëm një plaçkë për qytetarët. Aty nuk bëhet kurrfarë homologimi, qytetarët mashtrohen, pra nuk ka homologim aty”.

“Në atë kompani krejt çka bëhet është verifikimi I të dhënave të veturës në krahasim me librezën që posedon ajo veturë dhe për këtë plaçkë qytetarëve iu merren nga 100 euro”.

“Kjo kompani nuk bënë asgjë më tepër çka kishte me mundur me bërë vet Dogana në kuadër të kostove që tashmë i bëjnë qytetarët, duke marrë parasysh se qytetarët e Kosovës paguajnë më së shtrenjti në rajon për importim të veturave”, tha Murati.

Në këtë peticion thuhet se prishja e monopolit nuk mjafton, por është duke u kërkuar që parlamenti të ndryshojë Ligjin për Automjete.

Të ngjashme