“Down Syndrome Kosova” marshon në Prishtinë, kërkon të realizohen të drejtat e tyre

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 13:42 | Nga

Shoqata “Down Syndrome Kosova”, e mbështetur nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka organizuar një marsh protestues në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i cili pastaj ka vazhduar në drejtim të sheshit “Skendërbeu” përpara ndërtesës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ky marsh është organizuar në kuadër të Shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down nën moton “Kosovë më Mbështet, Fuqizo Të Drejtën Time”.

Në marsh u tha se kjo moto ka për qëllim adresimin e kërkesave për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

 

Të ngjashme