Doza e tretë e vaksinës, qytetarët të interesuar të vaksinohen

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 15:56 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë numër i madh i qytetarëve, janë vaksinuar qysh në ditën e parë kur në vend ka nisur dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese të vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Avdi Limani tha se e ka marrë dozën përforcuese kundër Covid-19 dhe se nuk ka asnjë dyshim ngase po vaksinohet e gjithë bota.

“E gjithë bota mbarë shumica po, pse edhe unë jo”, shprehet ai.

Edhe Naim Ajvazi, tha se i beson vaksinën anti-Covid dhe për këtë arsye ka vendosur që të vaksinohet edhe me dozën e tretë.

“Dje më erdh mesazhi për me ardhur me marr edhe normal erdha e mora. Sikur mos t’i kisha besuar s’kisha ardhur me marrë”.

Përderisa Nazife Sheholli tha se dozën e tretë të vaksinës nuk e ka marr ende, por thotë se nuk të refuzojnë ta marrë.

“Duhet me i marrë se s’po na lajnë me shkuar kurrkund pa to, as në autobus, as në shitore, as jashtë, kurrkund s’po na lajnë me dal pa to”.

Sheremet Fushtica për Ekonomia Online tha se e ka marrë dozën e dytë të vaksinës dhe se ka ardhur të interesohet edhe për dozën e tretë.

“Po shkoj tash për të tretën nëse ma japin, plus e kam marr vaksinën për grip sezonal”.

Fushtica thotë se vaksina nuk të bën dëm veç e parandalon vdekjen, duke apeluar që të gjithë të vaksinohen.

“Unë nuk kam pas kurrfarë problemi në rregull jam kanë, i di për faleminderit. As s’jam infektuar, tri herë e kam bë testin, tri herë kam dal negativ”.

“Apeli jem te qytetarët, tanë me marrë, krejt asnjë mos me mbet pa e marrë vaksinën”.

Përderisa Fadil Hoxha, tha se ka alergji në vaksina dhe se disa herë ka tentuar që të vaksinohet, mirëpo i është rekomandua që të bëjë një test të veçantë.

“I kam thënë, unë kam familje nëse më ndodh diçka kush ma mban familjen. Nuk kam problem me vaksinat”.

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër Covid-19 në takimin e mbajtur të martën, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër Covid-19, ka vendosur të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës.

Të ngjashme