Draft-raporti i UNDP-së: Avokatët janë ose rrezikojnë të përfshihen në korrupsion

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 08:23 | Nga

Avokatët në Kosovë nuk i ndalon askush për të pranuar pagesa nga klientët e tyre me para të gatshme.

Këtë, madje, ua lejon edhe ligji, duke krijuar kështu mundësi për korrupsion dhe transaksione të paligjshme, si dhe duke dëmtuar integritetin dhe reputacionin e tyre.

Ky është vetëm njëri nga konstatimet që është përfshirë në draft-raportin e UNDP-së rreth rrezikut të korrupsionit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Një kopje të këtij dokumenti e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.

Një mori parregullsish dhe shkeljesh janë evidencuar brenda këtij draft-raporti, duke filluar nga hyrja në profesionin e avokatisë, gjatë ushtrimit të profesionit e gjatë procedurave disiplinore. Po ashtu, është theksuar mungesa e llogaridhënies nga menaxhmenti i OAK-ut lidhur me shpenzimin e buxhetit…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme