Dragash: Rrokulliset traktori, lëndohen dy persona

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Dy  meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi ,  derisa ishin duke u kthyer nga pylli me traktor, goma e rimorkios kishte dalë nga rruga dhe kishte krisur, ku rimorkio e traktorit ishte rrokullisur duke dal nga rruga.

Në rimorkio të traktorit të mbushur me dru ishin dy viktimat, ku gjatë rrokullisjes se rimorkios kishin pësuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur të dielën në fshatin Brezne të Dragashit.

Të ngjashme