Drecun: Pres që Remi të jetë i akuzuar nga Specialja

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i të ashtuquajturit Këshillit të Serbisë për Kosovë, Millovan Drecun ka thënë se pret që Remi të jetë nga të akuzuarit e Speciales.

Remi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, por nuk është specifikuar nëse është në cilësinë e dëshmitarit apo të akuzuarit.

Mirëpo Drecun thotë se ai pret që Rrustem Mustafa të jetë i ftuar si i akuzuar.

Drecun pretendon që “Specialja e ka ftuar sepse janë kryer shumë krime në zonën e përgjegjësisë së Remit”.

“Ka pasur shumë burgje ilegale. Në një nga këto burgje janë mbajtur edhe dy gazetarë serbë në bazë të një raporti të OSBE-së”, thotë Drecun.

“Pres që të ngritet akuza, por më duhet të informoj publikun që kjo nuk është definitive. Në muajt në vijim prokuroria speciale do të vendosë nëse ka provua të mjaftuara ose jo për t’u ngritur akuzat”, shtoi ai.

Të ngjashme