Drejtori Gjeneral i Aeroportit të Prishtinës i shqetësuar me grevën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Greva e Kontrollorëve të Trafikut Ajror e ka shqetësuar drejtorin Gjeneral të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Ai ka treguar ndërprerja e punës së punëtorëve të kontrollit trafikut ajror do të shkaktojë dëme shumë më të mëdha se sa parashikohet, shkruan Express.

Dëmet ekonomike të kësaj greve, sipas Kokturk, në shikim të parë mund të duken sikur të kompensueshme mirëpo në qoftë se nuk gjendet një zgjedhje sa më parë për çështjen atëherë do të përjetohen dëme serioze sociale dhe financiare.

Kokturk tregoi respekt për vendimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës por arsyetoi edhe punëtorët e kontrollit te trafikur ajror të cilët sipas tij janë duke e përdorur të drejtën e tyre demokratike dhe se kjo nuk mund të kritikohet.

“Për neve si Aeroport, primar është udhëtimi i sigurtë, në kohë dhe i rehatshëm i pasagjerëve tonë dhe jemi në pritje të arritjes së një konsensusi sa më parë për realizimin e këtij parimi. Greva e ndërprerjes së punës në ditë të caktuara shkakton probleme serioze për pasagjerët”, tha Kokturk.

“Dëmet tona ekonomike janë nën garancë të marrëveshjes sonë mirëpo çështja nuk është vetëm kjo”.

Drejtori i Aeroportit, sqaroi se në bazë të kontratës së koncesionit është i garantuar kompensimi i çdo dëmi financiar nga shteti i Kosovës në raste të këtilla.

“Në bazë të marrëveshjes, dëmet financiare rrjedhur nga rastet e këtilla mbulohen nga shteti i Kosovës mirëpo në rast se greva zgjatet do të rriten shqetësimet e kompanive ajrore që operojnë në aeroport dhe kjo do të sjelle probleme përtej dëmeve financiare”.

Trafiku ajror i Kosovës gjatë viteve të fundit si rezultat i punës së palodhshme të aeroportit dhe autoriteteve të Kosovës ka arritur një momentum të rëndësishëm dhe gjatë vitit të kaluar numri i pasagjerëve që udhëtuan nga aeroporti arriti shifrën 2 milion.

“Në çdo vend të botës të lidhur në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) statusi i punëtorëve të kontrollit të trafikut ajror është i veçantë. Autoritetet e Aviacionit Civil dhe Kullat nuk janë organizata fitim-prurëse”, tha Kokturk.

Kuvendi i Kosovës, shtoi ai, po vepron me ndjenjën e plotë të përgjegjësisë për buxhetin e shtetit, ligjet e pagave dhe statuseve dhe se kjo është për t’u çmuar mirëpo trafiku ajror i shtetit dhe sigurimi i lëvizjes së lirë të banorëve dhe të huajve që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën janë çështje që gëzojnë po aq rëndësi. Duke pasur parasysh dëmin financiar edhe moral të çështjes besoj se Kuvendi i Kosovës do të gjejë një solucion për këtë problem.

“Njoftojmë në vazhdimësi komunitetin ndërkombëtar dhe mundohemi të iu japim besim dhe shpjegojmë se ky është një problem i përkohshëm”.

Drejtori Kokturk, theksoi se si një konsorcium turko-francez angazhohen vullnetarisht për aktivitetet lobuese të ardhjes së invesitorëve të huaj në Kosovë shtoi “Sikurse Turqia ashtu edhe Franca vazhdon kontributin në çdo platformë për pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Përveç kësaj, drejtori i Aeroportit tha se ofrojnë përkrahje në nivel qeveritar për zhvillimin ekonomik të vendit. Edhe firma jonë si një konsorcium turko-francez vepron vullnetarisht me aktivitete lobuese në çdo platformë për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë. Kemi pranuar shume thirrje telefonike nga miqtë tonë (invesitor të huaj) dhe u kemi përcjellë besimin tonë se greva do të përfundojë brenda një periudhe të shpejtë kohore.

“Pamundësia e realizimit të fluturimeve në Kosovë paraqet një lloj të izolimit. Jam në dijeni se Ministri Lekaj është tejet aktiv për të zgjedhur problemin. Çështja rregullohet me mirëkuptim të ndërsjellë”, tha ai.

Ndërprerja e kontrollit të trafikut ajror në një formë do të thotë izolim i shtetit dhe se vështirësitë e udhëtimit të delegacioneve ndërkombëtare në Kosovë e cila ka një agjendë intensive diplomatike apo kërkimi i alternativave të tjera të fluturimit të banorëve nga Kosova mund të dëmtojnë imazhin.

“Jam dëshmitar i përpjekjeve intensive të Ministrit Lekaj për zgjedhjen e problemit dhe besoj se në kornizë të mirëkuptimit të ndërsjellë ky problem mund të zgjidhet pa u zgjatur”.

“Udhëtarët të jenë në kontakt me kompanitë ajrore dhe aeroportin”.

Drejtori Gjeneral i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Haldun Firat Kokturk përfundoi se janë në përpjekje të mëdha që pasagjerët të tejkalojnë sa me lehtë këtë periudhë dhe bëri thirrje që pasagjerët të jenë në kontakt të vazhdueshëm më kompanitë ajrore dhe të përcjellin oraret e fluturimit nga ueb sajtet relevante.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme