Drejtori i burgut: Rasti i Istogut nuk ka të bëjë me Dubravën

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i burgut të Dubravës, Hivzi Syla ka demantuar lajmin se personi i dërguar në Klinikën Infektive nga Istogu, është një i burgosur në burgun e Dubravës.

Në një prononcim për Insajderin Syla, tha se rasti i Istogut nuk ka të bëjë fare me burgun e Dubravës, dhe se i dërguari në Klinikën Infektive është kërcënuesi i Gazmend Muhaxherit, i cili ka qenë i arrestuar dhe në ndalim për 48 orë.

“Nuk ka të bëjë me burgun e Dubravës, është personi nga Podujeva i cili ka kërcënuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, ai ka qenë i ndaluar për 48, në stacionin e policisë së Istogut. Pasi ka shfaqur shenja për koronavirus është derguar në Klinik Infektive”, ka thënë Syla për Insajderin.

Të ngjashme