Drejtori i Doganës në Londër për avancimin e bashkëpunimit

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 14:49 | Nga

Drejtori i doganës  Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Gjatë qëndrimit në Londër  Berisha zhvilloi takime me ambasadorin e Kosovës në Londër, u takua me forcat kufitare në Dover, në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës Britanike në Londër, dhe vizitoi qendrën koordinuese në Ipswich.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi, përkrahja e institucioneve kufitare në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër trafikimit ndër-kufitar, kontrabandës regjionale, ngritjen e kapacitete të qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave dhe përkrahje në trajnime

Kjo vizitë u realizua dhe financua  nga ambasada amerikane , programi EXBS dhe zyrtarët nga dogana angleze. Në këtë vizitë të përbashkët marrin pjesë edhe pjesëmarrës nga MPB,respektivisht Zv. Ministri Valdet Hoxha, zyrtar nga dogana, policia kufitare dhe EULEX.

Të ngjashme