Drejtori i “Elektrokosmetit”: Të gjithë punëtorët janë mirë

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i kompanisë serbe për distribuimin e energjisë elektrike “Elektrokosmet”, mbi të cilën mbrëmë është hedhur një mjet shpërthyes, ka deklaruar për portalin në gjuhën serbe “KosovoOnline” se nuk mund të thotë asgjë më shumë për incidentin.

Siç është shprehur ai,” nuk dëshiron të spekulojë për asgjë dhe që policia do të bëjë punën e vet”.

“Unë nuk ndërhyj në punën e policisë. E vetmja gjë që mund të them është se të gjithë punëtorët e “Elektrokosmetit” janë në punë dhe se janë mirë”, ka thënë Novakoviq.

Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë në orën 22.45 në objektin e kompanisë “Elektrokosmet” në Mitrovicën e Veriut, ndërsa drejtori i Policisë Rajonale, Besim Hoti, ka thënë se hetimet janë ende në vazhdim dhe se Prokuroria ka iniciuar disa gjykime për disa vepra penale.

Të ngjashme