Drejtori i Kulturës në Skenderaj me gjuhë denigruese ndaj asambleistes së VV-së

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, në një postim në Facebook ka shfaqur një gjuhë denigruese ndaj asambleistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjollca Ramadani.

Ndër të tjerash Shala e ka quajtur Ramadanin “sorrë” e “zagaricë”, derisa nuk kanë munguar edhe ofendime të tjera.

Gjithashtu ai e ka akuzuar Ramadanin për “shpifje e shantazh”.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi Ramadani e ka denoncuar në Polici Shalën për kërcënim.

Në një postim në Facebook shefi i Asambleistëve të Vetëvendosjes dhe njëherësh kryetar i qendrës, Hysni Mehani, ka shkruar se denoncimi ndaj Shalës ka ndodhur pasi e ka thënë Ramadanit se nuk ka me i lënë vend.

“‘Nuk të la vend, vend nuk të la Vjollca’ – i ka thanë dje, Ramiz Shala, asambleistes sonë, Vjollca Ramadanit, pas mbledhjes së Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim”, ka shkruar Mehani ndër të tjerash në Facebook

Derisa Ramadani kësaj gjuhe denigruese të Shalës i është kundërpërgjigjur me një postim në Facebook duke thënë ndër të tjerash se, “pasi e patë që nuk na blinit dot, tash keni filluar formën të cilën dini ju si gjithherë, me forcë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme