Drejtori i policisë po merr pjesë në simpoziumin e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm në Washington

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Washington D.C., ku po merr pjesë në simpoziumin “Policimi i orientuar në komunitet me theks të veçantë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Qalaj në këtë simpozium në të cilin marrin pjesë nivele të larta udhëheqëse, është panelist në diskutimet përmbledhëse lidhur me programet preventive “Reagimi ndaj radikalizmit të të rinjve”, thuhet në njoftimin për media.

Ky simpozium në të cilin po marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, është organizuar nga organizatat e njohura si Hedayah dhe Global Center, të cilat kanë për mision trajtimin, luftimin si dhe zhvillimin e praktikave më të mira që ndërlidhen me dukurinë e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme