Drejtori i QKMF-së në Deçan: Kemi pasur vështirësi në furnizim me listën esenciale

Deçan | 13 Kor 2021 | 16:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Klinikës së Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, para gazetarëve tha se se numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në këtë qendër ka shkuar në mbi 1 mijë e 500, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë.           

 “Mëngjes kemi vërejtur një numër më të shtuar të pacientëve dhe nga mjeku kujdestar është kërkuar të shtojmë ekipet mjeksore dhe i dyfishuar numrin. Pacientët kanë ardhur me vjellje marramendje plogështi. Andaj të gjithë pacientët janë trajtu këtu. Deri më tani pacientët kanë marrë përkujdesje”.

Tutje, ai theksoi se kanë hasur vështirësi në furnizimin me listën esenciale, derisa shtoi se ende nuk e dinë është dicka gazore apo virale.

“Deri më sot kemi pasur vështirësi me furnizim me listën esenciale. Nevojë kemi pasur për listën emergjente. Edhe pse ka qenë vikend i kanë dërguar ekipet e IKShPK dhe ende nuk e dimë a është gazore apo virale. Nuk mund të proncohem çka është”.

“Numri me simptome të njëjta është mbi 800 mirëpo analizat do të tregojnë çka ka të bëjë ako. 1500 janë vizita totale dhe tani e ka mbërritur numrin 900 me simptoma të njëjta. Një rast që ka ardhur mbrëmë ka ardhur në gjendje kardiake. 1500 vizita total ndërsa 900 me simptome të infektuar”, tha ai.

Të ngjashme