Drejtori i RTV Dukagjinit: Partitë të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka reaguar pas sulmeve që kanë ardhur në drejtim të këtij emisionit dhe TV Dukagjinit, për sondazhin e publikuar ditë më parë në këtë televizion.

Panduri ka thënë se janë respektuar të gjitha me përpikmëri të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Ai ka bërë thirrje që sulmet nga partitë politike të ndalen dhe të kërkohet falje.

Po i rrezikoni 150 gazetar/e!

Me shumë shqetësim kemi ndjekur sulmet e bëra nga partitë politike.

RTV Dukagjini në sondazhin të cilit po i referohen subjektet politike, që po kërcënojnë me mospjesëmarrje, ka respektuar me përpikmëri të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavaruar i Mediave.

Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: Porositësi, Kryerësi, Numri i Respodentëve dhe Margjina e Gabimit.

Ne presim që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje.

Debatet politike gjatë gjithë kohës në RTV Dukagjini kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla.

Përmes kësaj gjuhe që po përdorin partitë politike po rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren!

RTV Dukagjini është platformë e të gjitha qëndrimeve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme