Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë flet për këngëtarin e infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona nga Gjakova janë identikuar me Coronavirus, sipas raportimeve bëhet fjalë për këngëtarin Muhamet Sejdiu dhe bashkëshorten e tij.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka deklaruar sot se sipas informatave dy personat për një kohë kanë qenë në Gjermani.

Ai thotë se dy personat në fjalë kanë pasur kontakt me njerëz të tjerë, familjarë, miq dhe duhet që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do t’i kontaktojë të gjithë ata persona dhe të bëjë izolimin e tyre.

Kanë pasur kontakte të shumta me njerëz, sigurisht do të jetë një rrezik edh pse nuk duhet të bëjmë panik, qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëp”, tha ai në Tv Dukagjini.

Kanë pasur kontakte të shumta me njerëz, sigurisht do të jetë një rrezik edh pse nuk duhet të bëjmë panik, qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëp”, tha ai në Tv Dukagjini.

Kolaj ka thënë se dy personat janë të shtruara në QKUK.

Ai ka thënë se si komunë i kanë marrë të gjitha masat me mundësitë që kanë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme