Drejtori i Doganës priti në takim kryetarin e Odës Amerikane

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 18:02 | Nga

Oda Amerikane e Kosovës, me kryetarin e saj Arian Zekën dhe bashkëpuntorë të tjerë, ka vizituar sot Doganën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të ndryshme, ato që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet doganës e komunitetit të biznesit, me lehtësirat tregtare dhe reformat e ndërmarra nga dogana.

Kryetari i Odës Amerikane shprehi konsideratë për bashkëpunimin dhe përparimet e bëra,  të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit, sikurse edhe vazhdimi i partneritetit në mes të bizneseve dhe institucioneve të vendit.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, theksoi se bashkëpunimi në mes të organizatave publike dhe atyre private mund të jetë zgjidhje e mirë për çështjet e ndryshme ekonomike dhe tatimore.

“Përkrahja e Doganës për bizneset do të orientohet në aspektin e krijimit të lehtësirave tregtare.”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme