Drejtori që nuk e përdorë veturën zyrtare

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 11:05 | Nga

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, nuk e ka përdorur fare veturën e tij zyrtare gjatë muajit nëntor, janar dhe mars, ndërsa prej se ka ardhur në këtë pozitë e ka vozitur atë shumë pak.

Kjo për shkakun se ai është nga të rrallët zyrtarë që udhëtimin e tij ditore nga shtëpia në Mitrovicë, deri në QKUK në Prishtinë, e bënë me veturën e tij private.

Gjatë muajit nëntor shpenzimet naftës për veturën drejtorit ishin zero ndërsa në dhjetor vetëm 47 litra. Edhe në janar të këtij viti shpenzimet kanë rënë në zero, në shkurt rezulton se janë shpenzuar 94 litra, ndërsa në muajin mars sërish ishin zero shpenzime.

Në një deklaratë për Gazetën Shneta, Sejdiu ka thënë se ka vendosur vet që të udhëtoj me veturën e tij private, ndërsa veturën zyrtare ta përdorë vetëm për ndonjë takim zyrtar. “Unë e përdori veturën time për udhëtime ditor, meqë banoj në Mitrovicë dhe nuk kam dashur të shfrytëzoj veturën zyrtare”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka nën menaxhim disa institucione, klinikat e QKUK-së, Spitalet e Përgjithshme dhe Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor, Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë dhe Qendrën për Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme