Drejtoria e Inspektoratit në Obiliq largon produktet me emërtime jozyrtare të Republikës së Kosovës

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i drejtorisë së Inspektoratit Burim Ismaili, së bashku me inspektorët kanë dalë në zbatimin e urdhëresës të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar nga operatorët ekonomikë që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtje “Kosovo dhe Metohi”, “Kosovo/a- UNMIK”, apo “Kosovo/a- rezuluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

Drejtoria e Inspektoratit  në Komunën e Obiliqit gjeti mirëkuptim nga operatorët ekonomik dhe menjëherë filloi largimi i produkteve deri në përmirësimin e etiketës. Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e Komunës së Obiliqit.

Ky aksion i cili ka filluar nga data 19. 11. 2018, do të vazhdojë deri në largimin e tërësishëm të këtyre produkteve nga shitja dhe përmirësimi i tyre është i domosdoshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme