Drejtorja e përgjithshme e Edukimit Internacional për Evropën viziton Kosovën

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të vizitës në shtetet e Ballkanit  Perëndimor, gjegjësisht Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi,  Drejtorja e Përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën , znj. Suzan Flocken sot pasdite  do të arrijë në Kosovë për të qëndruar deri në mëngjesin e së mërkurës.

Më 26 shkurt  znj. Flocken e shoqëruar nga kryetari i Sindikatës  së Pavarura të Arsimit të Shqipërisë, z.Nevruz Kaptelli dhe kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj  dhe anëtarë të kryesisë së SBASHK-ut është paraparë të kenë takime me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj, me Ministrin z.Shyqiri Bytyqi, me kryetarin e Komisionit parlamentar për Arsim, z.Ismail Kurteshi.  

Drejtorja e Përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën , znj. Suzan Flocken do ta ketë një takim solemn  edhe me udhëheqës qendror e lokal të SBASHK-ut. Në të gjitha këto takime do të bashkëbisedohet për çështjet aktuale më arsim, rolin e sindikatave në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim si dhe për mundësitë e shumta të bashkëpunimit në sferën e arsimit mes Kosovës dhe vendeve të Ballkanit e Evropës.

Në kuadër të vizitës në Kosovë  znj. Flocken do ta vizitojë edhe Shkollën e Gjelbër  në Prishtinë më 26 shkurt , në orën 11:00.

Në përmbyllje të vizitës  Drejtorja e Përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën , znj. Suzan Flocken kryetari i Sindikatës  së Pavarura të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj do ta mbajnë një konferencë për mediet për të treguar për rrjedhën e vizitës në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme