Drenasi fiton edhe një grant prej 100 mijë euro, atë të performancës mjedisore

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit ka fituar grantin prej 100 mijë euro të ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për angazhimin dhe performancën gjatë fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” të mbajtur nga 15 Shtator- 15 Dhjetor 2018.

Ky grant është ndarë për Komunat të cilat janë angazhuar në largimin e deponive ilegale ( inerte ) dhe Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë gjatë kësaj periudhe ka larguar mbi 80 deponi inerte.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, falënderon të gjithë akterët e angazhuar dhe qe e kanë ndihmuar për largimin e deponive inerte, njëherit kërkon nga qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe të mos krijojnë deponi ilegale.

Kujtojmë që të mërkurën, Komuna e Drenasit ka marr njoftimin për fitimin e grantit të Performancës Komunale në vlerë prej 193,439 euro.

Të ngjashme