Dridhjet e tërmetit të para pak minutave në Shqipëri ndjehen edhe në Kosovë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet tjetër prej 5.3 shkallësh të Rihterit ka goditur para pak minutash përsëri Shqipërinë.

Lëkundje ndërkohë janë ndjerë edhe në Kosovë, Kroaci, Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni e Itali, shkruan Gazeta Express.

Për këtë tërmet është njoftuar edhe nga EMSC.

Në kohën e goditjes ndërkohë para mediave në Shqipëri ishte duke folur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është detyruar që të ndërprej fjalimin për pak çaste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme