Driton Gashi i ofron dorëheqjen Haradinajt

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 15:45 | Nga

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi e ka ofruar dorëheqjen nga ky post. Insajderi merr vesh nga burimet e saj se Gashi i ka dorëzuar dorëheqjen zyrës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, pasi që ky i fundit para disa ditësh kishte kërkuar ta liroj pozitën.

“Gashi e ka dorëzuar dorëheqjen dhe sot është përshëndetur me stafin e Agjencisë”, ka thënë ky burim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi.

“Po. Ka disa ditë”, tha Gashi.

Kërkesa e Haradinajt kishte ardhë një ditë pas arrestimit dhe depërtimit të gjashtë “gylenistëve” nga Kosova në Turqi. Arsyetim për këtë Haradinaj dha, mos informimin paraprak nga ky institucion lidhur me aksionin.

Mirëpo për dorëheqjen e Gashit ishte dashur edhe nënshkrimi i presidentit Hashim Thaci pasi që më ligjin për AKI-në kërkohet një gjë e tillë.

Haradinaj i kishte kërkuar dorëheqje edhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, i cili e dorëzoj detyrën javën e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme