Driton Lajqi intervistohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria në Hagë, e ka ma marrë në pyetje Driton Lajqin, drejtorin e zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata speciale, në cilësinë e të dyshuarit për zbulim të fshehtësisë zyrtare që lidhen me përpjekjet për tentimin e hetimeve që po i kryen kjo prokurori.

Insajderi ka mësuar se Lajqi është marrë në pyetje për tri ditë rresht, nga e mërkura në të premten e javës së kaluar, në cilësinë e të dyshuarit mbi të cilin rëndojnë akuzat për përgjegjësi të madhe në këtë rast. Intervistimi i Lajqit është bërë në zyrat e kësaj gjykate në Hagë.

Mësohet se Lajqit i është sekuestruat telefoni mobil, në të cilin janë gjetur komunikimet e shumta rreth kësaj çështje me akter politik, përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Hetimi ka të bëjë me një rast që ka dyshime, se shteti i Kosovës është përfshi edhe në tentativë për blerje të dëshmitarëve, shkruan Insajderi.

Javën e kaluar u konfirmua se edhe Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është ftuar për intervistim nga Specialja. Në RTV Dukagjini, Tahiri tha se ka marrë ftesë si dëshmitar, duke shtuar se ka pasur një komunikim intensiv me Dhomën e Prokurorisë së Specializuar.

Të ngjashme