Driton Selmanaj ka një thirrje për Qeverinë Kurti pas helmimit në Deçan: Vetëm bashkë mund t’ia dalim

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me helmimin e mbi 1500 qytetarëve të Deçanit

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se urgjentisht duhet të thirret mbledhje e jashtëzakonshme për gjendjen e rëndë në Komunën e Deçanit.

“Vetëm bashkë mund t’ia dalim çdo sfide”, shkroi Selmanaj.

Shkrimi i plotë i Selmanajt:

Thirrje për Qeverinë e Kosovës.

• Të thirret urgjent mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë për gjendjen e rëndë në Komunën e Deçanit;

• Të ndahen mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin shëndetësorë për të gjithë të prekurit;

• Të sigurohen barnat e nevojshme për trajtimin e të sëmurve;

• Të dërgohen profesionistë shtesë shëndetësorë për t’ju dal në ndihmë Qendrave të Mjekësisë Familjare në Komunën e Deçanit;

• Të merren dhe dërgohen mostrat e analizave në vendet e zhvilluara për të nxjerrë sa më parë përfundimet e shkaqeve që quan në helmimin kaq masiv të qytetarëve të kësaj komune.

Vetëm bashkë mund t’ia dalim çdo sfide!

Të ngjashme