Policia gjen kanabis në çantën e nxënësit 15-vjeçar

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 13:52 | Nga

Ditën e djeshme një djalë vetëm 15 vjeç i identifikuar me inicialet K. K, 15 vjeç banues në Krujë është arrestuar nga policia. Atij i është gjetur një dozë kanabis në çantën e shkollës brenda në ambientet e shkollës.

Policia informon: “Shtetasit K.K. gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shkollës në ambientet e shkollës 9-Vjeçare, Krujë, në klasë, I’u gjet dhe I’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” informon policia. Flitet për një dozë të vogël kanabisi. Ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Po kështu mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në lagjen Nr .2 Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Ford Focus me targa AA 291 JJ, me drejtues shtetasin H. K. dhe pasagjerë shtetasit Florind Gjergji dhe Bruno Paja ,u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Florind Gjergji 26 vjeç, banues në Durrës dhe Bruno Paja 25 vjeç, banues në Ishëm, Durrës u arrestuan.

Po dje shtetasit R.A. 18 vjeç gjatë kontrollit fizik të ushtruar në lagjen Nr.1, I’u gjet dhe I’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë. Ndaj tij ka nisur procedim penal.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Tiranë(për shtetasin K.K.) për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme