Dua Lipës i dedikohet pullë postare, këngëtarja shprehet e emocionuar dhe falënderuese

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Posta e Kosovës ka lansura pullën postare “Dua Lipa”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast këngëtarja me famë botërore, tha se ndihet e emocionuar dhe falënderuese për nderin që i është bërë.

Këngëtarja e hitit “Levitating” tha se do të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë sa më të mirë.

“Faleminderit shumë, nuk kam fjalë. Do të vazhdojë të këndojë që ta ngris Kosovën sa më lartë”.

Fakete Kadiu, ushtruese e detyrës së kryshefes ekzekutive e Postës së Kosovës, tha se Dua Lipa ka arritur t jetë e pëlqyer nga miliona fansa, duke shtuar se kjo ka ndikuar edhe në promovimin vendit.

Sipas saj, ku është Dua është edhe Kosova, prandaj edhe kanë vendosur që t’i dedikojë pullë postare në mënyrë që ajo të jetë edhe më tej ambasadore e vendit, raporton EO.

“Sot para jush prezantojmë emisionin dedikuar yllit tonë Dua Lipës. Dua ka fansa të shumtë anë e kënd globit”.

“Ajo ka arritur të jetë këngëtare me miliona fansa. Kudo që është Dua është edhe Kosova. Dua Lipa ka marrë shumë shpërblime me renome botëror e kësaj radhe shpërblehet me pullë postare”.

Dua ka preforumar në natën e parë të Festivalit Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht.

Të premten presidentja Vjosa Osmani, e nderoi këngëtaren me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme