Duam vaksina – jo arkivole për prindërit e gjyshërit tanë

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Sonte, sërish bashkë me një grup të rinjsh bashkëqytetarë, jemi para Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur protesën tonë në lidhje me mos sigurimin e vaksinave.

Si formë, gjatë mbrëmjes së djeshme kemi ndezur 352 qirinjë si homazhe për 352 familjarë tanë, të cilët kanë vdekur nga Covid-19 që nga ardhja e kësaj Qeverie.

Sot në nderim të 5 personave tjerë të cilët kanë vdekur gjatë ditës së sotme, ndezëm edhe 5 qirinj.

Pritja është bërë e papranueshme.

Ankthi është bërë i madh.

Dhimbja vetëm sa po shtohet cdo ditë nëpër familjet tona.

Janë 2153 qytetarë që kanë humbur jetën nga Covidi e Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë. Edhe sa duhet të vdesin që Qeveria të bëjë dicka?

Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit e gjyshërit tanë.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme