Duan më pak festa zyrtare

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 08:19 | Nga

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon e ndoshta edhe në Evropë që kanë numrin më të madh të festave zyrtare.

Aktualisht në kalendarin e festave zyrtare në Kosovë janë gjithsej njëmbëdhjetë festa, duke përfshirë edhe Ditën e Evropës, një festë që nuk e kremtojnë as shtetet që janë pjesë e BE-së. Ndërsa, jorrallëherë bëhet edhe lidhja e ditëve festive me ditët e fundjavës, duke bërë kështu që institucionet dhe qytetarët që punojnë të pushojnë me ditë të tëra.

Mirëpo, Ligji aktual i Festave Zyrtare sipas deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe njohëseve të çështjeve legjislative do të duhej të rishikohet dhe të ndryshohet, në mënyrë që të shkurtohet një numër i festave të cilat aktualisht festohen në Kosovë.

Ndërkaq, listës së festave në vendin tonë pritet t’i shtohet edhe një festë tjetër, ajo e komunitetit egjiptian. Kjo pasi që anëtarët e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në mënyrë unanime kanë votuar që të procedohet për në Kuvend ligji, i cili e njeh të drejtën memoriale të Ditës së Egjiptianeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme