Dugolli: Pallati i Rinisë u rrezikua nga falimentimi, gjendja tani është stabilizuar

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 08:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas shumë problemeve që kishin punëtorët e Pallatit  të  Rinisë me pagat, me ndihmën e Komunës së Prishtinës tashmë i janë kthyer gjendjes së normalitetit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka ndarë 3 milionë e 757 mijë euro subvencion dhe punëtorët kanë marrë pagat e tyre.

“Gjendja në Pallatin e Rinisë nuk qëndron keq, punëtorët e Pallatit të Rinisë  tashmë i janë kthyer normalitetit prej kur komuna i ka ndarë subvencionin prej 3 milionë e 757 mijë euro, tashmë edhe si ndërmarrje edhe si organizatë i jemi kthyer normalitetit.”

Ai thotë se një gjendje e tillë siç ka qenë më parë me punëtorët e Pallatit nuk do të përsëritet dhe Ndërmarrja Shoqërore Kulturore Sportive dhe Ekonomike (QSHKSE) me rastin e kalimit në kompetencat e komunës është dashtë të bartet si Ndërmarrje Publike Lokale.

“Me regjistrimin e ndërmarrjes nuk ka ndodhë diçka e pa pritshme, nga një ndërmarrje shoqërore, qysh ka qenë Ndërmarrja Shoqërore Kulturore Sportive dhe Ekonomike (QSHKSE) tani me rastin e kalimit ne kompetencat e komunës është dashtë të bartet si Ndërmarrje Publike Lokale”.

Sipas Dugollit, Pallatit të Rinisë i ishte ekspozuar edhe një rrezik i madh që të hiqet nga regjistri i ndërmarrjeve shoqërore.

“Gjendja e palakmueshme ka qenë e punëtorëve të Pallatit të Rinisë sepse Pallatit i është ekspozuar një rrezik i madh që të hiqet nga regjistri i ndërmarrjeve shoqërore do të thotë ka qenë një rrezik i paparashikueshëm i bankrotimit”.

Dugolli ka thënë se Pallati i Rinisë dhe Komuna e Prishtinës  tashmë janë në harmonizim me veprimet.

“Me Komunën e Prishtinës kemi komunikim të mirë dhe jemi në harmonizim me veprimet të cilat duhet t’i ndërmarrim si komunë dhe si ndërmarrje publike sepse aksionar është Komuna e Prishtinës dhe është pronë e komunës së  Prishtinës”.

Se protestat kanë qenë legjitime dhe të arsyeshme, e thotë vet Dugolli pasi kanë pasur efekt që punëtorët e Pallatit të Rinisë të marrin pagat e tyre.

“Nuk e besoj që do të përsëritet një gjendje e tillë që ka qenë me punëtorët e Pallatit dhe ndërmarrjeve, përndryshe protestat kanë qenë shumë legjitime dhe shumë të arsyeshme për t’i marr punëtorët e Pallatit të Rinisë pagat e tyre. Problemet me xhirollogarinë bankare janë zgjedhur dhe si e tillë nuk do të përsëritet më gjendja e mëparshme siç ka qenë për arsye se janë shlyer borxhet ndaj kreditorëve”, tha ai për Ekonomia Online.        

Muaj më parë punëtorët e Pallatit të Rinisë kishin mbajtur grevë dhe protesta në kërkim të pagës së tyre. Punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk kishin marrë paga gati për 3 muaj rresht.

Lexo më shumë:

Të ngjashme