Dukagjin Lipa takohet me Albin Kurtin: Një takim nga i cili nuk doja të largohesha

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore dhe njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, është takuar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dukagjini përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale, në të cilën e falënderoi Kurtin për pritjen e bërë.

“Takimi nga i cili nuk doja të largohesha. Faleminderit Kryeministër Albin Kurti, për mbështetjen tuaj dhe pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e imazhit në të cilën shihet përkrah Kurtit.

Kujtojmë që ky takim vjen vetëm pak ditë pasi Dukagjini u takua edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, kishte shkruar Lipa pas takimit me Osmanin.

Të ngjashme