Duli: Zbatimin e Ligjit për siguri në punë institucionet e kanë lënë në vullnetin e punëdhënësit

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 08:02 | Nga

Hallkat institucionale, që bartin përgjegjësinë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kanë dështuar ta bëjnë sektorin privat të sigurt për punë, ka thënë Florina Duli.

Kjo, sipas saj, nuk është nga paaftësia institucionale, por nga mungesa e vullnetit për ta bërë një gjë të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Florina Duli është drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), Institut kërkimor, që fokusohet në analiza të zhvillimeve socio-ekonomike në vend. Ajo ka renditur një varg problemesh me kushtet e punës në Kosovë, duke evidentuar neglizhencën e institucioneve në luftimin e këtyre problemeve. Krahas saj, Duli thekson se një nga problemet fondamentale që lidhen me lëndimet dhe vdekjen e tyre, është edhe fshehja e tyre nga vëmendja e opinionit publik.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Duli ka folur edhe për numrin e vogël të aktakuzave të ngritura ndaj punëdhënësve për mosrespektimin e dispozitave ligjore për kushtet e punës, mungesën e organizimeve sindikale në sektorin privat, dhe probleme të tjera që lidhen me kushtet e punës..

Të ngjashme