Dumoshi e Hasani hapin aktivitetin “Dita Botërore e Ecjes”

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

4 Tetori është data kur në të gjithë botën shënohet “Dita Botërore e Ecjes”. Një aktivitet i tillë është  shënuar edhe në Prishtinë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat e Kosovës.

E në këtë aktivitet ka marrë pjesë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

“Sot së bashku me Presidentin e KOK-ut Besim Hasani, me kënaqësi mora pjesë në kampanjën e KOK-ut për promovimin e ecjes, kampanje e organizuar nga TAFISA në 160 vende të ndryshme të botes. Me shumë dashuri nga shtëpia tek sheshi ‘Skënderbe’”, ka shkruar Dumoshi.

Dita Botërore e Ecjes Sot së bashku me Presidentin e KOK-ut z.Besim Hasani, me kënaqësi mora pjesë në kampanjen e…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Sonntag, 4. Oktober 2020

Të ngjashme