Dumoshi e Jashari përurojnë punimin “I love Kosova”, rinia pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike

Skenderaj | 12 Gus 2020 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari kanë bërë zbulimin e punimit “I love Kosova”, në kuadë të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Rinisë, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Dumoshi me këtë rast tha se ministria që drejton objektivë kryesor e ka rininë dhe se kjo kategori do të jetë e përfshirën në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Ajo tha se krejt kjo po bëhet me qëllim të ndalimit të migrimit dhe krijimit të vendeve të rejat të punës.

“Jam në vendin e qendrës, në vendin që kanë dhënë shumë për Kosovën. Si ministre bashkë me kryetarin ne kemi pasur shumë takimit dhe ne kemi investuar në këtë komunë”.

“MKRS-ja objektivë kryesore e ka rininë. Që nga dje po punohet në Ligjin për Rininë, mosha do të jetë deri 29 vjeç dhe puna vullnetare të njihet si përvojë e punës. Jemi partner financues në komunë tuaj”.

“Në vitin 2021 do të ndërtohet Qendra Rinore në këtë komunë. Qeveria ka parashikuar që buxheti për rimëkëmbje të përkthehet në vende të punës, për ta ndalur migrimin”.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë thirrje të rinjve që të mos zhgënjehen, edhe përkundër gjendjes politike në vend, por të japin kontributin e tyre në mënyrë që të përcillet amaneti i të rënëve.  

“…sot të ditën Ndërkombëtare të Rinisë dua të falënderoj ministren Dumoshi për realizimin e projekteve, edhe të rinjtë i uroj me këtë rast”.

“Jam i vetëdijshme për pozitën në të cilën gjenden të rinjtë, por nuk duhet të zhgënjehen sepse ata janë që duhet të bëjnë ndryshime në mënyrë që të realizojmë amanetin e atyre që dhanë jetën për këtë vend”.

“…kemi një rini të përgatitur, por ende të pa inkuadruar në udhëheqje. Kam vendosur që të rinjtë t’i kem aleatë për të zhvilluar komunë tonë. Pjesa kryesore e kabinetit përbëhet nga të rinjtë”.

“Iu bëjë thirrje të rinjve të kontribuojnë aty ku janë që ta zhvillojmë vendin tonë. Pavarësisht gjendjes politike ju duhet të tregoni patriotizëm duke u kujdesur për shtetin tonë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Më pas Dumoshi dhe Jashari kanë vizituar ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit “Praktika në Punë”, i mbështetur nga Departamenti i Rinisë së MKRS-së.

Të ngjashme