Dumoshi me komision synon t’i mbikëqyrë përfituesit e subvencioneve nga MKRS-ja

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 14:00 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, gjatë raportimit në Komisionin për  Mbikëqyrjen e Financave Publike ka thënë se kjo ministri ka ndarë për kulturë 1 milion e 400 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ajo me tej ka sqaruar se ka formuar edhe komisionin për mbikëqyrjen e përfituesve të këtyre projekteve.

“E them me siguri të madhe që ne kemi marr hapin për formimin e planit të veprimit të cilin duhet ta dorëzojmë në afatin e caktuar te auditori kombëtar dhe të gjitha çështjet e caktuara ne i kemi bërë komentet do t’i realizojmë në tre mujorin e parë  që në vitin e ardhshëm të reflektojë”.

“MKRS-ja i ka disa specifika që nuk i kanë disa ministri të tjera siç janë pjesa e trashëgimisë”.

“Këtë vit ne kemi dhënë 1 milion e 400 mijë vetëm në kulturë, por hapin të cilin tash e kam marr unë e kam themeluar edhe komisionin i cili do t’i mbikëqyrë këto projekte të cilat kanë qenë përfituese”.

Dumoshi me tutje ka thënë se në pjesa e subvencioneve është e parregulluar, ku janë 16 institucione të ministrisë së Kulturës që i takojnë teatrit ndërsa 7 trashëgimisë.

“Në pjesën e subvencioneve është ende e parregulluar dhe ne i kemi 16 institucione të ministrisë së Kulturës të cilat i takojnë pjesës së teatrit edhe pjesën e trashëgimisë që diku i kemi 7 dhe ata kanë pasur një ankesë shumë të madhe sepse nuk e kanë pasur kuotën buxhetore dhe hapin të cilin e kom marrë me Ministrinë e Financave në bashkëpunim ne i kemi krijuar kuotë buxhetore për funksionalizim e këtyre institucioneve”.

Ajo ka thënë se organizatat e pavarura do ta kenë mbështetjen e MKRS-së.

“Pjesa e subvencioneve që ju e theksuat kjo nuk është që ne i shpërndajmë tek njerëzit por këto janë edhe pjesa e parasë e buxhetit të institucioneve”.

“Tek raportimet ne kemi gjetur diku afër 4 milionë të cilat nuk janë detyrime dhe që nuk janë kryer dhe ne kemi filluar detyrimet t’i kryejmë dhe kjo ka qenë për shkak të gjendjes politike dhe rënies së qeverisë pastaj buxheti, pa dashtë me arsyetuar asnjë të gjetur”.

“Sa i përket subvencioneve dhe organizatave të pavarura unë ju siguroj që ato do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”.

Ndërsa deputetja e LDK-së Besa Gaxherri tha se Dumoshi iu ka dhënë shpresë që t’i përmirësoj parregullsitë që ka hasur, raporton EO.

“Kemi një raport, po mirë që e kemi auditorin që e vlerësoj shumë dhe na prezanton situatën. Ministrja na dha shpresë dhe na dha me kuptuar që është shumë mirë e njoftuar me problemet që ka pasur në ministri”.

Të ngjashme