Dumoshi: Mikullovci ka lënë zbrazëti të madhe, e kemi detyrë që kontributin t’ua mësojmë gjeneratave të reja

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 11:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë homazhe me rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, raporton Ekonomia Online

Ajo tha se aktori Mikullovci ka lënë një zbrazëti të madhe

“Unë kam qenë me familjen e tij sot dhe për shkaqe të pandemisë ne në këtë mënyrë po mundohemi ta organizojmë. Do të jetë një zbrazëti shumë e madhe. Ne do ti kujtojmë dhe detyra jonë është që për këta njerëz që dhanë kontribut për artin, gjenerata që do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre”.

“Adem Mikullovvi njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira të viteve 90 dhe si deputet i kuvendit. Ai na ka sjellë shumë humor dhe gëzime nëpër televizione tona”, tha Dumoshi.

Me këtë rast ajo ngushlloj gjithë komunitetin artistik dhe familjen e tij.

Lexo më shumë:

Të ngjashme